Ema ka mbaruar tashme ciklin e trete te terapise dhe ne nje fare menyre tani kemi filluar numerimin se prapthi. Te themi te drejten kjo faze ka qene pak e veshtire. Ka qene nga ato ciklet e veshtira, por edhe Ema nuk eshte se e mori shume mire. Kjo gjithmone ne lidhje me oreksin dhe te vjellat. Te them te drejten kam pasur javen me te veshtire deri tani nga ana emocionale. Kjo sepse Ema hante shume pak dhe nxirrte shpesh e kjo me ka dhene goxha stres. Megjitheate edhe kete here ia hodhem sepse Ema nga dita ne dite eshte permiresuar. Ka pasur edhe nje temperature te cuditshme kete dite 38 dhe mjeket e mbajten per tre dite nen vezhgim qe te siguroheshin mos eshte ndonje infeksion. Por ne te vertete nuk ishte infeksion, por thjesht pak plaga ose vendi ku i kane vendosur kateterin. Tani jemi krejt mire. Keto dy ditet e fundit Ema e ka marre veten dhe ka filluar te haje dhe ta mbaje ushqimin, pra te mos e nxjerre. Duket qe edhe kete here fituam ;)
Sot qe Ema eshte me mire edhe babit i ka ardhur buzeqeshja. Jam me te vertete shume me i çliruar. Eh te gjithe qe me pyesin ne nje menyre apo nje tjeter se si jam, u them qe kur Ema eshte mire edhe une jam mire. Shpresojme qe te vazhdoje keshtu gjate gjithe ketyre diteve jashte spitalit qe te mund te marrim pak veten nga terapia e e mund te shtojme ndopak ne peshe, dmth Ema se babi ka nevoje te kunderten ;)
kaq per tani
babi
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
I think you are doing a great job, Edvin, and I wish you a lot of strength and God´s blessing for the coming weeks. Good luck to all four of you, I admire you! Lisa
ReplyDelete"E te gjithe qe me pyesin ne nje menyre apo nje tjeter se si jam, u them qe kur Ema eshte mire edhe une jam mire."
ReplyDeleteshpresoj qe je mire gjithmone!
Thank you very much Lisa. I really appreciate your encouragement!
ReplyDeleteColin, shume faleminderit per urimin me gjithe mesazhin qe ka brenda ;)
babi
Shpresoj qe Ema tja kete hedhe me te vertete edhe ketij cikli..ti vazhdo keshtu se je tu ken bekim per Emen..lum si ajo per babin qe ka.Uroj te jesh mire e te gjesh forca te reja perdite me ec para.Zoti te bekofte shume shume e shume....
ReplyDelete