Kohe e gjate pa shkruar. Gjate gjithe kesaj kohe, fale Zotit, Ema ka qene shume mire. Ne cdo vizite qe kemi bere ne spital cdo gje ka qene shume mire. Sot Ema ka bere "operacionin" e dyte dhe shpresojme te fundit per vendosjen e kateterit. Tani babi duhet te beje syte katermbedhjetesh qe te mos ndodhe e ta heqe perseri. Cdo gje ka shkuar mire me vendosjen e kateterit. Tani presim qe neser te fillojme ciklin e 3-te nga 6. Them qe kur te mbaroje edhe ky cikel, do filloje countdown ose numerimi se prapthi (mbrapsht) si i thone ne shqip - me duket. Shpresojme dhe lutemi qe te vazhdoje me kete ritem se Ema po ia del shume mire. Keshtu ndoshta mund ta kryejme me shpejt se 6 muaj :) Nuk eshte se duam te ngutemi, por mbaron terapia. Ne spital dhe ne shtepi eshte cdo gje mire. Vellezerit dhe motrat ketu kujdesen shume per ne dhe kjo na inkurajon. Meqe po e permend, po shkruaj edhe dicka qe me te vertete ka qene bekim dhe e kam thene edhe ketu me vellezerit dhe motrat. Eshte e mrekullueshme se si vjen nga nje vend i vogel ne nje vend te madh dhe te huaj, e ti vete je si i huaj, por ne te vertete nuk gjendesh fare i tille e kjo fale dashurise dhe familjes se besimit ne te cilen na ka vene Zoti yne Jezus Krisht. Ne te vertete gjen nje familje tjeter qe kujdeset per ty. Per kete i jam shume mirenjohes. Sigurisht qe familja ne Shkoder eshte me e mira ne bote, por kjo sepse une kam lindur dhe jam rritur atje. Por ne te vertete Zoti me ka mesuar qe edhe ne perendim ka njerez qe e duan dhe e nderojne ate me gjithe zemer.
babi
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment