Ema eshte per mrekulli. Faktikisht jemi ne shtepi qe te Enjten. Ema po e shijon shume lirine qe ka per te luajtir e per t'u sjellur neper dhome. Eshte shume mire dhe shume aktive dhe e gjalle. I vetmi problem qe kemi per momentin eshte oreksi qe nganjehere shoqerohet edhe me te vjella. Por po mundohemi t'ia marrim ne kthese edhe ketyre. Mundohemi te mos hame deri ne piken e nxjerrjes, e keshtu hame pak me shpesh. Babi mundohet te gataje per Emen gjellen e saj te preferuar, tip turli me perime te ndryshme dhe mish.
Gjaku qe ka marre para se te dale nga spitali i ka bere shume mire se keto dite ka qene shume e forte dhe siç thashe shume ne forme. Madje te Dielen ne dreke ka bere edhe sherrin e pare, ka thyer nje gote. Te shtepia ketu tavolinat jane te uleta per femije dhe Ema mund te shohe se ç'ka siper tyre. Por nuk i pelqen asgje mbi tavoline, te gjitha i do ne toke. Te njejten gje deshiroi edhe me goten e cila nuk i duroi deshirat e Emes e shkreta.
Emes ky qendrimi ne shtepi i ben mire, pasi nga aktiviteti edhe lodhet dhe arrin te fleje me me rregull. Sidomos naten flen e qete dhe mire. Megjithese nje nate i kishte hipur deshira te luante neper dhome ne oren 12 te nates edhe pse ishte terr. Pra deri tani eshte mire, por kam frike se kane filluar shenjat e para te lodhjes nga terapia. Sepse megjithese nuk jemi nen terapi ka keto problemet e oreksit dhe vjellave.
Lutemi qe çdo gje te vazhdoje mire dhe qe Zoti te na jape durim dhe paqe per te vazhduar dhe per te kaluar edhe kete kohe qe na ka mbetur. Ehh tani ka filluar te na marre seriozisht malli per te gjithe.
babi
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Forca babi dhe Ema....edhe pak!!! :)
ReplyDeleteEli u gezua shume kur i thashe qe ka edhe 4 muaj .... apo jo! Ai e llogariti menjehere dhe tha....domethene dy muaj me pak.... uau!!!
Sa per goten mos u merakos....veç kujdes mos te kap ndonjehere kompjuteri e ta hedh se u pa puna atehete..... po shihemi vetem nje here ne muaj!!! :)
Mami
Jemi te gezuar qe eshe pse me veshtiresi, Ema po reziston shume mire... Edhe ti babimami Edvin shume mire po reziston, edhe pse me veshtiresi... Tani eshte malli me i madh, sepse shume kohe ka kaluar dhe jo pak kohe eshte perpara... Megjithate edhe pak dhe e shumtja kaloi.... mbet e pakta. ;)
ReplyDelete