Edhe sot Ema ka qene mire. Sot kemi bere nje xhiro neper koridorin e spitalit duke terhequr pas vetes edhe te gjithe pajisjet dhe pompat e terapise. Kemi zene edhe shoqeri te reja. Ema u miqesua me nje vajze pak me te madhe se veten. Por me te vertete ajo dalja ne korridor e zgjoi pak. :) Gjithashtu sot erdhi ne dhome nje klloun. Ndenji me Emen disa minuta duke kenduar e duke i bere disa levizje e lojra per te argetuar Emen. Megjithese Ema e eshte vogel, perseri u argetua. Kllouni i dhuroi Emes edhe nje tollumbace, qe pastaj babi ia vizatoi si fytyre me te cilen po kenaqet.
Pra megjithese spitali eshte i merzitshem per disa gjera, perseri po mundohemi ta kalojme mire.
Gjerat po shkojne mire lavdi Zotit.
babi
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment