Psalmi 34:8 - Provojeni (Shijojeni) dhe shihni sa i mirë është Zoti; lum ai njeri që gjen strehë tek ai. 

1 Pjeter 5:7  - dhe gjithë merakun tuaj hidheni mbi , sepse Ai merakoset për ju. 

Thursday, October 15, 2009

9-14 Tetori

U be nje kohe e gjate pa shkruajtur dhe deri diku eshte e "pafalshme", por edhe e justifikueshme. Kemi pasur disa impenjime qe realisht nuk kemi mundur te shkruajme. Te themi te drejten jo se eshte pa rendesi, por e kemi lene pa thene per ditelindjen edhe nje dhurate tjeter qe kemi marre ne. Zoti na ka siguruar nje shtepi ku te rrime gjate kohes qe nuk duhet te jemi ne spital :) Kjo eshte nje tjeter perkujdesje e Tij.
Gjate diteve qe nuk kemi shkruar kemi pase disa aresye.
Se pari, Ema ka qene shume mire me shendet. Ato armiqte qe kemi pasur na jane larguar per ditelindje dhe nuk jane kthyer me. Ema ka pasur oreks dhe ka ngrene mire dhe nuk ka pasur probleme.
Por problem na eshte bere gjate ketyre diteve qendrimi ne spital. Ngaqe nuk ka nje ambient te pershtatshem per te ushtruar aktivitetet e saj, perveç "perandosrise se saj". Kjo i ka krijuar nje merzi te madhe dhe nje fare llastimi.
Sepse ose ne krevat ose ne krahe te babit. Sigurisht qe kete te fundit e preferon me shume. Keshtu qe ka qene nje mungese mundesie edhe per te perditesuar blogun.
Sidomos te Shtunen dhe te Dielen ka qene shume keqe me gjumin e nates. I dilte gjumi dhe qante sepse e kuptonte qe ishte ne shtratin e tmerrshem qe i ishte bere makth, siç thote Alma.
Por gjate ketyre diteve kemi pasur edhe nje lajm tjeter te mire. Nje analize e shumepritur te palces, ka dale negative, qe do te thote pa asnje problem. Shume njerez kur e kane marre vesh jane gezuar pa mase.
Nje aresye tjeter qe nuk kemi shkruar kaq gjate ka qene se te Henen kemi shkuar te shtepia "e re", ku per dy dite nuk kemi pasur internet. Aty mund te them qe Ema u qetesua se pati mundesi te luaje e te kthehet ne "jeten normale". Per dy net ka fjetur si qengj.
Te Merkurem patem viziten e radhes ne spital, kur si per koicidence Ema pati pak temperature. Pas vizites na thane edhe nje here te kthehemi ne spital :(, kjo nuk ishte fare e bukur, pasi u mesuam pak ne shtepi dhe nuk po kishim shume deshire te ktheheshim perseri te "makthi". Megjitheate jemi ketu per shendetin e Emes dhe çdo gje behet per te, keshtu qe edhe nje here babit i duhet te perballet me "llastimet" ose mosrehatite e Emes. Por nuk po e mendoj per momentin. Per momentin po mendoj qe Ema te jete mire e te mos kete asgje. Por me sa duket nuk ka sepse me oreksin eshte shume mire, me peshen gjithashtu. E vetmja gje qe ka eshte kjo temperatura qe mjeket, thjesht ngaqe eshte nen terapi, duhet te jene me te kujdesshem. Por keto dite po kenaqemi shume edhe pse kemi keto veshtiresite e vogla.
Cikli tjeter nese çdo gje shkon mire mendohet te filloje nga fundi i javes qe vjen. Ky cikel eshte me i lehte se i pari si ilac ;). Ka dy variante qe thone mjeket. Ose trupi ne nje fare menyre akumulon dhe ne ciklet e tjera gjendja eshte me e rende, ose mesohet me ilaçin dhe mund te jete me e lehte per Emen. Lutemi qe te jete kjo e dyta, qe te mund t'i perballojme mire edhe ciklet e ardhshme.
Tani mendojme ta mbyllim dhe ne nje fare menyre t'ju kerkojme falje per mungese dhe do mundohemi te jemi me te rregullt per te perditesuar blogun, por edhe nje here ajo qe eshte e rendesishme eshte qe faleminders Zotit, Ema eshte mire. Doktori ne nje moment tha: "Po shyqyr qe ka edhe perjashtime te tilla per mire". Lavdi Zotit per kete.

gjithe te mirat

babi

2 comments:

  1. ma ne fund more Edvin...falemners per rifreskimin qe na solle me kete informacion per Emen. shume e gzume qe Ema asht mire qe "armiqte" jane karguar te shpresojme qe te mos kthehen ma edhe kur te kete fazat e tjera te kemios.Falemners Zotit per miresine qe ka tregu ndaj jush kjo te mbush me shprese e gzim dhe inkurajim. Jam e gzume qe analiza ka dale mire shpresojme qe Ema tash te reagoje mire ne fazat e tjera te kemios qe do perballoje.Tash edhe nje dhurate tjeter e shume pritur dhe e shume vlersuar po ju vjen sot.. shijojini keto dite se bashku familja e ribashkuar...Zoti ju bekofte shume..do vazhdoj lutjete e mia per Emen....Ema asht shume e forte e nuk dorezohet kollaj...:):):)

    ReplyDelete
  2. Suksese e ne "duart e Zotit",shpresojme qe Alma te na sjelle lajme te mira.

    ReplyDelete