Psalmi 34:8 - Provojeni (Shijojeni) dhe shihni sa i mirë është Zoti; lum ai njeri që gjen strehë tek ai. 

1 Pjeter 5:7  - dhe gjithë merakun tuaj hidheni mbi , sepse Ai merakoset për ju. 

Friday, October 2, 2009

2 Tetori

Ema eshte mire. Deri tani cdo gje mire. Nje nate e qete edhe pse me terapi. Shenja e vetme e pare eshte qe kemi vonuar pak te pijme ate qumeshtin e mengjesit, qe zakonisht na pelqen shume e e pijme me qejf, por sot kishim me shume interes per gjera te tjera sesa per qumesht. Shpresojme qe te jete nje episod i shkeputur e jo fillimi i nje "saga" mos oreksi. Megjitheate sic nje predikues nje here ka thene: "Me kembengulje, kermilli hyri ne arke", keshtu edhe babi me kembengulje dhe durim ia dha qumeshtin e mire deri ne fund.
Me funksionimet e organeve ka qene mire deri tani. Meqe ra fjala, i kane dhene babit edhe nje detyre, duhet te shkruaj cdo here, daten, oren dhe sa gr peshon pampersi kur ia nderroj ose sa ml lengje fut ne trup. Eshte pak e bezdisshme se ne stresin e gjerave jen edhe kjo, por po mesohemi edhe me kete.
Sfida e rradhes ka qene lavanteria. Babi ka mesuar shume gjera per Emen sa ishte ne shtepi, por jo lavatricen. I futa rrobat per t'i lare ne lavatrice. Si here e pare ishin mire 50% te lara e 50% te palara si duhet. Si here e pare eshte arritje per babin, shpresojme qe heret tjera te jete me mire. :) Por nje sfide me vete tharja, por edhe ate e zgjidhem.
Tani Ema sapo me dha disa qeshe me ze nga ato qe jep ajo ndersa po e puthja. Harrova fare se cfare thashe me siper nga ato qeshje. Te ben te harrosh gjithe lodhjen dhe sfidat. Kjo eshte e bukura te cilen babi mundohet ta shijoje ne maksimum.
Edhe nje here mos pyesni si po e perballon sepse per si dite e pare pas fillimit te terapise eshte OK. Lutemi te vazhdoje keshtu.

Cdo te mire

babi

7 comments:

  1. Shume i kenaqur qe paska shkuar mire terapia. I kuptoj keto veshtiresite per te ken tashti 50% mami... s'ke c'ti bash! Sa dite do vazhdoje terapia?

    ReplyDelete
  2. Bravo Edvin!

    megjithate, nuk kuptoj fjalen "lavatrice"...nuk e di cfare eshte ;-)

    ...dhe mos me pyet si punon!!!
    Vec di qe teshat e bardhe dhe me ngjyre nuk shkojne bashke...dhe tere carapet dalin vetem tek!!

    Vazhdojme te ju kujtojme ne lutje.

    ReplyDelete
  3. Shume faleminderit per komentet. Terapia zgjat edhe 4 dite kemo-ja dhe pastaj edhe 2-3 dite te tjera ilacet shtese.

    Kolin ndjehem shume mire qe nuk jam vetem ;-)
    Shyqyr kesaj here corapet dolen cift, te pakten ato te Emes.

    Faleminderit shume qe vazhdoni te na kujtoni!

    ReplyDelete
  4. Miremengjes
    Jam shume i gezuar qe terapia po shkon mire, qe Ema eshte e gezuar dhe ka interes per boten rreth saj, do te thote qe nuk ka dhimbje dhe ndjehet mire (lavdi Perendise per kete gje), si dhe qe ju babi ndiheni ne humor (nje mjet shume i mire per te kaluar sfidat qe keni perpara).
    Kam qeshur me lot per lavatricen: Mireseerdhe ne jeten e meshkujve beqare, si puna ime ku gjithcka duhet ta bejne vete! Te jap fjalen qe heren e trete nuk do te kesh probleme fare :), vetem mos fut corape te zeza me rrobat e bardha te Emes :)
    Pak e bezdishme mbajtja e shenimeve, por nje mjet i mire per te te qetesuar edhe ty per ecurine e Emes dhe menyren e funksionimit te saj gjate kemio-s.
    Ju uroj sa me shume dashuri, durim dhe humor gjate ketyre diteve.
    Perndia eshte me ju dhe ne te edhe ne mendojme dhe lutemi per ju.
    Kalofshi nje dite te bekuar.

    ReplyDelete
  5. Miredita,
    gezohem shume qe Ema eshte mire dhe ju dhuron here pas here te qeshurat dhe gugatjet e saj te embla. Une vete kam nje nip te vogel 2 muaj e gjysme dhe ai sapo ka filluar te leshoje klithmat e para, e marr me mend c'gezim eshte per ju e qeshura e Emes se vogel.

    Sa per lavatricen, une si goce them, Rrofte Lavatricja, se i kam zet t'i laj rrobat me dore. :)

    Kalofshi nje dite sa me te qete, Ema te vazhdoje te buzeqeshe dhe ta pije qumeshtin e saj. :)

    ReplyDelete
  6. Gushi nuk ke qene shume "i vemendshem" kur te kam shpjeguar ne shpi :) por s'ka gje!!!! :) Siq te ka thene edhe nje nga komentuesit heren e trete do te jete me mire! Si "mami" je nje babe perfekt! Ju dua fort te dyve! Jam shume e lumtur qe terapia nuk ka dhene asnje efekt negativ te dukshem...shpresojme te vazhdoje keshtu se mami ka deshire t'ju gjeje ne forme kur te vije...:)

    ReplyDelete
  7. O Edi duhet te inegrohemi ne komunitetin e "Bulave" se per ndryshe nuk hyme ne Europe, ju pukjanet e keni pak te veshtire me ato lavatricet por do te mesoheni.
    Zoti ju bekofte e ju inkurajofte ne hiret e Tij.

    ReplyDelete