Eh. Ema mire ne pergjithesi. Parametrat vazhdojne mire. Mbaroi dhe cikli i pare i kemo-s. Tani edhe dy dite lengje per te pastruar veshkat dhe trupin qe te mos kete kemo ne trup.
Heh. Sfida e radhes... Nuk ia kisha vene veshin mamit kur i priste thonjte Emes. Fillova t'i prisja thonjte. Po nuk e kisha vene re me ate sy. Ku te vije presjen e thonjve me pare. Ato gishta te vegjel e te holle. Shtoji kesaj edhe levizjet e Emes. Bah cfare tmerri. E vendosa do e bej me seri thashe. Preva nje here me duket thonjt e dy gishtave me shume veshtiresi. Pastaj preva thonjte e tjere. Me duket se i kam lene nje ose dy gishta se ishte e tmerrshme. Shpresoj qe edhe kjo te jete si puna e lavatrices, qe heren e trete do ia marr doren ;).
Ema vazhdon ta kenaqe babin, megjithse lufta per te ngrene sa vjen e shtohet, por ne fund i rregullon punet me ca buzeqeshje qe ajo i jep babit pa ndonje qellim te caktuar. Alma po me thoshte qe kjo eshte ndjesia e cdo nene me femijen, qe aq sa lodhet, edhe clodhet kur femija i buzeqesh.
Bobo i shkreti une, mesa duket kur kam udhetuar me avion paskam kapercyer ylberin. Ndihme!!!
Ishte nje shaka kjo... e imja...
Por vertet Ema te lodh, por edhe te kenaq, por te them te drejten, po ndjek keshillat e disa vellezerve dhe miqve ne Shkoder, po fus ne pune vullnetin dhe instinktin e prindit per te perballuar situaten.
Gjithashtu lutem edhe per ndihmen dhe forcen e Zotit, e cila nuk me ka munguar.
kaq per tani
babi
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Edhe une e kam siklet t'u pres thonjt femijeve te vegjel... me duket se po u pres gishtin gabimisht. Vazhdo me kembengulje me ushqimin... nga pak e shpesh... mjafton qe te haje.
ReplyDeleteLutemi qe te rezistoje mire keto dy jave deri ne fazen tjeter.
Sa per ylberin dihet qe e ke kaluar... perderisa je ne Gjermani!!!
Per shaka kjo... e imja....
Shihemi
I dashur Edvin..... me ban me qeshe kur shkruan per gjera qe sigurisht per mamin jane elementare! Gjithesesi e kuptoj krejt stresin tend! A te kujtohet kur i kam prere thojat njehere Emes dhe i doli pak gjak....! Kjo nuk ndodhi me sigurisht..... sepse ti e din qe prerja e thonjve eshte gati hobi per mua! :)
ReplyDeleteEdvin tani mbetet qe te shpresoj qe kur te vij ne Gjermani te kaloj ylberin dhe te bahem burre se u pa puna.....ti me kupton qe nuk dua te gjej nje "grua" kur te vij atje.... :) Te kam zemer dhe forca!
Pershendetje,
ReplyDeleteMe vjen mire qe gjerat po shkojne mire per Emen e vogel, e per me teper me vjen mire qe babi dhe mami i Emes jane te forte dhe po e perballojne me se miri gjendjen, madje dhe me romuze e shaka. :) Kjo do te thote qe gjithcka eshte ne rruge te mbare.
Zoti qofte me ju!
Miremengjes!
ReplyDeleteAh keto sfidat e radhes...pa provoje t'ia presesh thonjte kur eshte ne gjume. e kam degjuar kete gje nga nje mikesha ime, sepse vajza e saj 15 muajshe qan kur ia presin thonjte dhe nuk rri ne nje vend. Tani ajo pret qe ta zere gjumi i drekes dhe i pret thonjte e duarve e te kembeve. Provoje njehere, ndoshta ia arrin qe me heren e dyte (thyerje e rekordit te lavatrices :) ).
Me vjen mire qe Perendia ju eshte pergjigjur lutjeve te te gjitheve dhe thuajse faza e pare po mbaron mire. Tani diosa dite pushim nga ilacet dhe ndoshta Emes i vjen oreksi.
Paci nje dite te bekuar me dashuri e paqe.
P.S. Mos harro te na tregosh nese ia preve thonjte e tjere :)
Prerja e thojve eshte nje nder punet ma te sikletshme edhe per nanat,me duket se ky ylberi qenka derman per disa gjana :)
ReplyDeleteShpresoj se e veshtira per kete muaj po kalon,tani do te keni dy apo tre jave pushim?
Mendoj se lengu i frutave eshte shume i mire per oreksin bashke me shetitjet e argetuese me babin e vet.
Po presim ndonje koment ne gjermanisht tesh:)
Uroj dite te qeta ne vazhdim per Emen.
Babit durim e besim.Bekime!