Edhe kjo dite ne pergjithesi mire. Ema po mesohet edhe me ilacet.
Nuk ma ka marre kurre mendja qe nje burre e aq me pak une te kenaqet aq shume me nje pjate ushqimi bosh ose nje pampers plot... Ha ha ha. Por gjithcka ndodhka. Ema mbahet. Me peshen nuk ka ndryshuar pra nuk ka shtuar, gje qe eshte normale, por edhe nuk ka rene e kjo eshte gezim per babin. Oreksi vazhdon punen e tij pak larg Emes, por ne mundohemi e e therrasim kur kemi nevoje. Afrohet deri diku, por jo krejtesisht.
Sfida e rradhes ishte perseri lavatricja. Kete here kisha nje problem tjeter te vogel. Kisha dy pale rroba per tu lare me gradacione te ndryshme. Me dhimbseshin xhetonat (se keshtu punojne ketu lavatricet) qe t'i harxhoja per pak rroba. Duke i treguar Almes kete, me tha: "Eh sa here jam ndjere edhe une keshtu"! Mos thashe: "Perseri ylberi"! Por jo krejt sepse pastaj mblodha dy larjet dhe perdora vetem nje tharje, pra kurseva hahaha ;)
Por si nje kometues ketu ka keshilluar qe heren e trete do ia marr doren, e dini cfare mendova? Thashe te kapercej heren e dyte e te kaloj menjehere tek e treta. E dini c'ndodhi? Mrekulli! Funksionoi! Ha ha ha faleminderit komentuesit per keshillen.
Tani mjaft se vetem per babin e gati e harruam Emen.
kaq per tani
babi
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Zdi pse po me duhet ta pranoj qe shkruan shume bukur!!!!Normal je kunati im ne fakt...Jam e gezuar qe Ema po e perballon shume mire kimion.
ReplyDeleteMe duket qe me ne fund mesova te bej nje koment ne blogspot...
Jo moj Ardite me te vertet qe shkrun bukur Edvini me pelqen sidomos humori dhe optimizmi qe ka.Me vjen mire qe po ja merr doren gjanave dhe per durimin qe tregon eshte nje sfide per te gjithe ne.Tash kjo puna e ylberit a funksionon me vertet??? nqs po interesante.Ma puth fort Emen.Do vazhdoj me u lut per durim e kembengulje sepse duket se asht e nevojshme me kete qe po kalon....por mbahu fort Zoti asht me ty sic e ke permen edhe ti vete. Na ven prap video me Emen se asht nje knaqsi kur i shoh..:):)
ReplyDeleteMiredita,
ReplyDeleteSa mire qe Ema po e perballon mire terapine. Njefare humbje oreksi eshte e pritshme, sepse ilacet bejne te tyren, por mos u dekurajo, eshte dicka e perkohshme.
Si po vazhdon me monitorimin e pelenave? a jane te kenaqur doktoret nga puna jote :)?
Ah, kjo lavatricja: s'e paske kaluar mire ylberin (thjesht do te kesh kapur nje cep te vogel te tij, haha). Kur i ke me temperatura te ndryshme, bej si une: futi te gjitha me temperaturen me te ulet te lejueshme (shiko perpara nese ato me temperature te larte mos kane njolla, dhe jepi rrobave nje te ferkuar te shpejte me dore) dhe do te shikosh qe rezultati eshte fantastik (pervecse se atyre rasteve kur mund te nxjerrin boje, por kjo nuk para ndosh ne temperature te ulet).
Ne fund mund t'u japesh nje centriguge te forte qe te thahen shpejt tek tharesja (dhe jepi nje te shkundur kur jane pak te buta qe te ikin rrudhat).
Me behet qejfi qe gjithcka ecen sipas vullnetit te Perendise.
Kalofshi nje pasdite te mbushur plot aventura te vogla e te kendshme per te dy.
P.S. Tani sapo e pashe qe paskam bere thuajse manual per perdorimin e lavatrices, dhe kur tani, qe ti ia more doren :)
P.P.S Shpresoj qe "manuali" te vleje per te gjithe baballaret e tjere qe komentojne ketu.
Perendia ju bekofte me miresi e durim.
shume flm per kete ditarin e Emes, dhe per ato veshtiresite e tua. Pak, po sh paaaaak ama, po ja kalon mamit te Emes. Ajo besoj nuk shkruan kaq bukur. Jam dakort me Anilen, na ven dhe ca vidio me Emen, se na kenaq....
ReplyDelete