Psalmi 34:8 - Provojeni (Shijojeni) dhe shihni sa i mirë është Zoti; lum ai njeri që gjen strehë tek ai. 

1 Pjeter 5:7  - dhe gjithë merakun tuaj hidheni mbi , sepse Ai merakoset për ju. 

Wednesday, October 28, 2009

26 Tetori

Terapia vazhdon dhe Ema mbahet. Analizat ne pergjithesi jane mire, perveç faktit qe tahme eshte e vendosur qe do marre gjak. Por kjo nuk eshte ndonje gje e madhe pasi dihet tashme shkaku, pra terapia. Sot kemi filluar pak me shenjat e para te mos oreksit. megjithese edhe ky ushqimi i drekes nuk ishte ne nivelet e duhura dhe Emes nuk i pelqeu fare. Te them te drejten as babit nuk i pelqeu fare si shije. U munduam te hame diçka tjeter dhe as ajo nuk ka pelqeu, madje na provokoi te vjella. Megjithese keshtu Ema vazhdon te jete aktive. Ngaqe Ema merzitet nganjehere e ka te veshtire qe babi te largohet. Kjo ndodhi edhe ne kohen kur babi po mundohej te gatuante paçamur per Emen. Pas njeqind hallesh shko ne kuzhine e eja te Ema, paçamuri u gatua. Ema nuk po kishte shume oreks. Edhe ketu njeqind halle te tjera per t'ia ushqyer. Ia arriti babi mire deri diku me durim e me "force". Ne fund jua merr mendja cfare ndodhi.....? E nxori :( Eh ç'hoqi babi i gjore... Nga njera ane per te menaxhuar rrobat dhe pastrimin... Nga ana tjeter Ema me barkun bosh. Por edhe kesaj here ia hodhem. E pastruam vendin pa ndonje problem te madh dhe pime ca qumesht sa per te mos na dale gjumi naten nga uria. Por nje gjendje e tille pritet nga terapia dhe per kete jemi te pergatitur.
Por pavaresisht nga keto Ema eshte shume ne forme :)

babi

No comments:

Post a Comment