Eh! Nese njihni ndonje burre qe thote se nderrimi i pelenave te femijes eshte pune e rende, prezantojeni me mua dhe do i tregoj se c'eshte vertet e rende!!!
Ha ha ha. Kjo ishte thjesht per shaka. Sepse tani nderrimi i pelenave ose pampersit sic jemi mesuar t'i themi per babin u be pune e thjeshte. Veshtiresia ka hasur ne luften me ilacet. Ilacet kane filluar efektin anesor te mos oreksit. Ema edhe sot nuk ka pasur shume oreks, megjitheate kjo do te thote me shume lufte. E shkreta vajze nuk e kaloi nje ore te qete. Sa hap syte e pret luga me ushqim. E kjo zgjat deri sa e lodh gjumi. (Duhet te rrefej se sa thashe me siper eshte pak e ekzagjeruar, por dua te them qe po na zgjat shume nje ushqim).
Ema nuk ka ndryshyuar fare. Eshte po ajo zgerdhice e po ajo e gjalle. Me kenaqi gjithe diten duke qeshur. Kjo ne kohen e "armepushimit". Shyqyr qe eshte e vogel e nuk me mban inat! Deri tani parametrat e Emes per terapine jane normale dhe po vazhdon normalisht. Falenderoj shume Zotin per cdo gje. Edhe pse ne mes te mos oreksit, kam mesuar te jem mirenjohes, sepse nuk ka oreks, por as te vjella, e per kete jam shume mirenjohes.
Ndoshta nga kjo qe lexoni mendoni qe Ema mund te jete e lodhur. Aspak! Kur te kemi mundesi do veme nje video tjeter duke u terbuar.
babi
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Sa mire qe babi asht me kurajo dhe kembengules,problemi kalon sido qe te reagojme por per Emen ka shume rendesi kur ka nje person kembengules dhe plot shprese prane.
ReplyDeletePermes ditarit te Emes na duket se i perjetojme edhe ne disa momente,kena nje dashuri te vecante per Emen dhe jeni cdo dite ne lutjet tona.
Ju duam fort Beni e Meri
Hi Edvin,
ReplyDeleteI read your blog through Google translator and it works quite well! I am glad to hear that Ema is doing relatively well. She looks really sweet on your videos. I wish both of you a lot of strength for the difficult moments.
Thinking of you...
Lisa and family
Vazhdo me kembengulje... Jam shume i kenaqur qe pavaresisht shume veshtiresive qe emocionalisht edhe te lodhin... me vullnetin je shume mire. Ky eshte moment i rendesishem per besim dhe vullnet. Lutemi per kete.
ReplyDeleteNe kishe te gjithe jane te interesuar per blogun... zgjidhje e mire.
Shihemi
Pershendetje babushit!
ReplyDeleteVidioja e fundit me ka pelqyer shume, shihet qarte lidhja juaj e ngushte. Ema te kenaq kur qesh. Kurajo se ia keni hedhur me ndihmen e Zotit. Ema dhe ju jeni bere me te dashur per ne e ju kujtojme shume se jeni bere inkurajim per te gjithe. Shpresoj qe te kemi lajme te mira per ju.
Zoti ju bekofte!