Psalmi 34:8 - Provojeni (Shijojeni) dhe shihni sa i mirë është Zoti; lum ai njeri që gjen strehë tek ai. 

1 Pjeter 5:7  - dhe gjithë merakun tuaj hidheni mbi , sepse Ai merakoset për ju. 

Friday, October 16, 2009

15 Tetori

Perseri jemi ne spital edhe pse Ema eshte krejt mire pa temperature e pa asnje shqetesim :( Sot kemi pasur nje gezim tjeter te madh. Na ka ardhur mami per vizite. Per Emen 30 sekondat e para ishin pak shokuese se nuk po dinte çfare te bente, por pastaj eshte gezuar jashte mase. Kuptohet qe edhe babi u gezua!
Alma po thoshte qe Ema eshte rritur. Kete sigurisht qe e ve re nje person nga jashte sepse babi e ka te veshtire ta dalloje kete gje. Ah edhe diçka qe nuk e mbaj mend a e kemi permendur me pare apo jo. Tani kemi 4 kica ne goje dhe presim edhe te tjere. Keto na e irritojne pak gojen pertej asaj qe irriton vete terapia. Por edhe kesaj po ia hedhim avash avash.
Tani duhet te themi edhe diçka jo shume te kendshme por s'kemi ku te shkojme. Emes kane filluar t'i bien floket. Por s'ka gje se do na dalin edhe me te bukur :)
Ema me oreksin vazhdon te jete mire dhe me gjerat e tjera. E vetma gje per momentin eshte anemia qe e ka pak te theksuar. Mjeket thone qe kemioja jep edhe keto efekte, sepse eshte bombarduar palca e kockes nga ku prodhohen keto qeliza dhe te tjera. Shpresojme qe t'i rritet natyrshem perndryshe do te detyrohen t'i japin gjak. Por kjo nuk perben ndonje problem per mjeket.

Mire kaq per momentin por kam qejf qe ta mbyll me fjale te mira qe Ema eshte SHUME MIRE

babi

4 comments:

  1. Na behet qefi qe u bete bashke perseri... Ema eshte cuditur me mamin, sepse babi eshte kaq mami e mire saqe s'e ndjen nevojen per mamin!!;)

    ReplyDelete
  2. Pershendetje familjes Puka, kenaqemi me gezimet e juaja dhe urojme qe se shpejti Zoti t'ju bashkoje te katerve se bashku.
    p.s Osoja me Rafen jane tu kene shoke te dashur.

    ReplyDelete
  3. Pershendetje edhe prej Kocajve ne Ameriken e larget. Falenderojme Zotin per ecjen e kures se Emes deri tash, edhe qe mami Alma ka pase mundesi me ardhe e me ju taku. Edvin, je duke kene shembull edhe sfide per te gjithe ne te tjeret. Kur kam nevoje me ba dicka per Jonathan edhe e kam me pritese, me shkon mendja tek ti, edhe ndryshon menjehere menyra se si i shoh gjanat. Zoti te dhante force e durim me e cu deri ne fund. Jeni ne lutjet e ne zemrat tona e ju dona fort.

    ReplyDelete
  4. obobooooooo edhe gjak gjerman na duhej, Ema qe tani duket si gjermane,
    Po iken krejt prej nesh me duket...

    Flm Zotit qe terapia dje ka shkuar shume mire.

    Edvin kur te vish ke nevoje me kry nje kurs me te gjithe burrat sepse je bere ekspert tani...

    ReplyDelete