Kemi disa dite qe kemi dale nga spitali dhe jemi ne shtepi. Ema eshte shume mire dhe i kane kaluar te gjithe ato problemet ne lidhje me oreksin dhe te vjellurat. Heren e fundit qe beme viziten ne spital parametrat kishin tendence te qrte permiresimi, keshtu qe duke shtuar edhe faktin qe Ema po ushqehet mire them qe duhet ta kemi marre veten. Sot kemi edhe nje vizite tjeter rutine ose te radhes dhe ne dashte Zoti te henen fillojme fazen e fundit. Ema eshte mire e them qe do e kemi te lehte sepse shkon goxha e forte.
Nje paranteze. Shyqyr qe po shkojme ne spital se ketu ne Gjermani thahesh edhe me hedhe plehra more njerez. Kam filluar tani te bej nja tre qese neper shtepi ku ndahen ne menyre te hollesishme te gjitha plehrat. Makina e plehrave vjen te Enjten qe vjen per te marre plehrat dhe koshi eshte qysh para dy ditesh plot e nuk ke ku hedh as edhe nje lekure bananeje. Epo te plasesh e te thyesh koken neper ambasada per te ardhe ne Gjermani e te perballesh me kesi problemesh, vetem ketu kam pare :) Me dhimbsen ato komshinjte lart se edhe ata kane nevoje te hedhi plehra tashme por nuk munden :( por ndoshta kjo ndarja do jete e mire se te pakten ato te riciklueshmet jane me pak problem.
Duke u kthyer te Ema dhe terapia do ju njoftoj edhe pas vizites se si kane shkuar gjerat qe te dini edhe ju. Faleminderit!
babi
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment