Me ne fund jemi ne shtepi pas fazes se fundit te terapise. Mire eshte faza e fundit me i.v. ose intra venoz sice e quajne keta te mjeksise, sepse do fillojme edhe nje terapi tjeter qe eshte me e lehte dhe qe merret nga goja. Kesaj here Ema ia ka hedhur goxha mire pa ndonje prblem serioz ne lidhje me shendetin. Ndersa me gjumin ka qene vazhdimisht problem per te por ne renie. Ndersa ne shtepi ka fjetur mire te pakten naten e pare :) I jemi shume mirenjohes Zotit per se si kane shkuar gjerat deri tani dhe per mbeshtetjen e Tij ne cdo moment.
Tani do presim regjenerimin e qelizave per te hequr kateterin dhe per te filluar kete terapine tjeter, qe vetem do e fillojme ne Gjermani per te pare se si shkon e se si Ema i merr ilacet, por pastaj do kthehemi urrraaa. Mezi po presim diten kur do te kthehemi e te takojme te gjithe. Ne realitet kane mbetur ndoshta vetem tre jave deri sa te kthehemi, qe tani per ne nuk na duken shume pasi nuk kemi per te shkuar ne spital per te ndenjur - shpresojme qe te mos kete ndonje infeksion ose temperature Ema. Keshtu pra tani nuk numerojme se prapthi ciklet e terapise, por ditet se kur do te kthehemi :)
Babi
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Urrrrrrrrrraaaaaaaaaaaaa vertete!!!!
ReplyDeleteBravo Ema dhe babi!!! :)
Bravo Edvin.
ReplyDeleteEdhe ne po numerojme ditet deri sa ju vini!