Psalmi 34:8 - Provojeni (Shijojeni) dhe shihni sa i mirë është Zoti; lum ai njeri që gjen strehë tek ai. 

1 Pjeter 5:7  - dhe gjithë merakun tuaj hidheni mbi , sepse Ai merakoset për ju. 

Tuesday, January 12, 2010

Vizita e Mamit dhe e Vellait ne Gjermani!

Kemi kaluar nje kohe shume te mire si familje pas perfundimit te fazes se parafundit. Eli e shijoi shume qe e pa motren pas kaq kohesh, por edhe babin. Me Elin e kemi kaluar shume mire, megjithese Ema na beri ca gjera per te na e prishur pak lezetin. U semur dhe na u desh te shkonim ne spital. Keshtu qe ditelindjen e saj te pare e kaluam ne spital. Plus qe nuk eshte se mund te benim ndonje gje te madhe se dihet se si spitali qe nuk mund te besh shume gjera. Por perseri jemi te gezuar qe mundem te kalonim pak kohe se bashku.
Ema eshte mire dhe kemi dale dje nga spitali. Shpresojme qe te mos kete probleme per te shtyre fazen e fundit. Megjithese duket se i ka kaluar pasi oreksi po i permiresohet. Sepse edhe kete here e ka pasur pak te veshtire me oreksin dhe te vjellat, por jemi te gezuar qe cdo gje po shkon mire. Do shkojme edhe nje here ne spital sot per te bere nje kontroll tjeter per te pare se si shkojne parametrat e gjakut.
Tani eshte rritur dhe kerkon te preke e te eksploroje cdo gje dhe nuk po me le rehat me kompjuterin. Eshte e vetmja gje qe nuk ka mundur ta vere nen kembe, se cdo gje tjeter e ka vene. Ka nje "laptop" te vogel per moshen e saj por nuk e terheq se eshte me ngjyra dhe drita :) Te them te drejten mezi po e presim kete fazen e fundit. Se pastaj mendoj qe ditet do ikin vete derisa te behemi per te ardhe ne Shkoder. Ehhh!!!

babi

2 comments:

  1. Babi te dua fort! Edhe ty edhe Emen!

    Edhe ne jena kenaqe shume shume dhe ka filluar me na marre malli fill!

    :)

    ReplyDelete
  2. E shumta kaloi babi... Edhe nje sforco te fundit e mandej.... ne Shkoder me pi kafe (tamanshe)!! :)

    ReplyDelete