Psalmi 34:8 - Provojeni (Shijojeni) dhe shihni sa i mirë është Zoti; lum ai njeri që gjen strehë tek ai. 

1 Pjeter 5:7  - dhe gjithë merakun tuaj hidheni mbi , sepse Ai merakoset për ju. 

Tuesday, January 19, 2010

Fillimi i Fazes se Fundit

Ehhh.... Me ne fund e filluam dhe fazen e fundit! Kemi ardhe qe dje ne spital, sepse ishte planifikuar per te marre edhe gjak, por nuk pati nevoje sepse hemoglobina ishte rritur vete :) Na thane te shkonim ne shtepi e te vinim sot, por nderkohe kishim nje vizite pasdite e keshtu me radhe keshtu qe ndenjem ne spital. Ne pergjithesi mire cdo gje, pervec nje gjeje te vogel dhe te madhe njekohesisht. Kur vjen ora per te fjetur, Ema fillon e qan dhe nuk flen dhe ka deshire qe ta marr ne krah ose te flej me te. OK per ta marre ne krahe nuk kam ndonje problem te madh, por ne momentin qe e merr gjumi dhe e vendos ne krevat, zgjohet dhe fillon perseri te qaje. Ehhh. E para eshte se ne te vertete une nuk mund te rri gjithe naten me te ne krah sepse dita eshte e gjate dhe lodhem jo pak. E dyta, nese e mbaj gjithe kohen ne krahe ose e marr ne krevat, kam frike se mesohet keq e llastohet. Te them te drejten nuk di se si t'ia bej per momentin, sepse edhe kur qan, zgjon gjithe spitalin :( Cdo koment dhe keshille ne lidhje me kete situate do te jete me se e mirepritur nga kushdo qe e lexon kete "problem". Faleminderit!

babi

3 comments:

  1. E veshtire eshte keshtu.... Eshte mesuar keq me Almen kur ishte atje... Provo kete qe po ben sa here qe zgjohet derisa te futet ne ritmin e vet... Ndoshta duhet pak kohe, por s'ke c'ben... Duke patur parasysh edhe gjendjen e saj nuk mund ta lesh ne krevat duke qare gjihe kohes... Keshtu mendoj une.

    ReplyDelete
  2. Falenderoj shume komentuesit per keshillat. Ka qene nje kombinim i keshillave ajo qe une kam bere ;)

    ReplyDelete