Psalmi 34:8 - Provojeni (Shijojeni) dhe shihni sa i mirë është Zoti; lum ai njeri që gjen strehë tek ai. 

1 Pjeter 5:7  - dhe gjithë merakun tuaj hidheni mbi , sepse Ai merakoset për ju. 

Saturday, September 26, 2009

25 Shtatori

Edhe sot mire ne pergjithesi. Kontrollet thone qe veshin e ka me mire Ema. Temperatura i ka rene dhe eshte normale si gjendje. Me ushqimet vazhdojme te mos mesohemi me shijet, e kam fjalen per Emen. Megjitheate synimi im eshte qe Ema te kete barkun plot e keshtu qe mundohem me cdo ushqim. Shyqyr qe kuzhina eshte plot variacione e une mund te provoj nga te gjitha dhe cila t'i pelqeje eshte OK. Dje kemi bere nje xhiro ne parkun e klinikes. Duhet te kem pak kujdes se nuk i dihet kohes ketu e nuk jam mesuar akoma se si ta vesh :(.
Mbreme kemi bere edhe nje dush, por kisha veshtiresi se eshte nje vaske per femije, por jo shume e pershtatshme per Emen. Uhh cfare kam hequr me e la plus qe nuk kisha edhe shampo "pa lot". Nejse te gjithave po ia bej hallall tani, por shpresojme qe nen terapi te jete mire e mos te kete probleme. Mjeket thone qe do ia fillojne te Enjten. ne pergjithesi Ema eshte mire e lufton me veten dhe me mjedisin per t'u cuar e per te endruar ne kembe. Eshte si nuse e vogel.

babi

7 comments:

  1. sot mesova per vajzen tuaj.
    Ju uroj durim dhe sherim sa me te shpejte per te bukuren Ema!
    Zoti ju qofte prane!

    ReplyDelete
  2. Pershendetje. Ju uroj sherim sa me te shpejte per vogelushen tuaj te embel. Uroj me gjithe shpirt qe Zoti t'ju jape forcen dhe kembenguljen,mbi te gjitha dashurine per te luftuar per ate krijese te mrekullueshme.Do te doja shume te isha prane Emes suaj dhe t'i rrefeja nje perralle te bukur, teksa i ledhatoj floket.
    Me shume dashuri per vogelushen Ema :)

    ReplyDelete
  3. Miredita.
    Sapo lexova per semundjen e vajzes suaj. Ju uroj qe Ema te sherohet sa me shpejt dhe te mos jete ne dhimbje.
    Per ju uroj te qe te keni sa me shume besim te Perendia dhe te mos demoralizoheni.
    Une kam qene ne pozicionin e vajzes suaj, por isha nja 5 vjet me i madh dhe isha per 1 vit e gjysem ne nje spital jashte shqiperise vetem me mamane.
    Ime me kurre nuk besoi se nuk do te sherohesha, mbaj mend qe me recitonte vjersha per femije, me tregonte perralla e me kendonte kenge dhe me bente te qeshja edhe kur isha ne dhimbje shume te medha.
    Me jepni nje adrese te spitalit ketu qe te mund t'ju dergoj nje shampo "pa lot" dhe disa gjera te vogla per t'ju inkurajuar gjate kesaj kohe.
    Perendia ju dhente sa me shume inkurajim dhe Emes sa me shume force per te perballuar trajtimin!

    ReplyDelete
  4. babi dhe mami,
    ju jam shumë afër në këto kohë të vështira për ju. vështirësitë vijnë në jetë për shumë arsye, dhe ne nuk mund t'i dimë të gjitha pse-të ama: shtrëngohuni fort pas njëri-tjetrit, mos e lini njëri-tjetrin ndajini bashkë vuajtjen e Emës që është e shtrenjta e të dyve, dhe mbështetjuni Zotit.
    Ju jeni duke bërë atë që duhet për Emën. Jeni duke bërë kurat dhe po i jepni gjithë kujdesin dhe dashurinë.
    Do jetë një rrugë e gjatë dhe e mundimshme. Natyrisht. Mos rrini aty të mendoni si do ishte po të mos ishte ajo sëmurë, faji i kujt ishte etj. Enjoy EMA at her fullest. Use every single day to love her, to enjoy her (nuk është e lehtë në një mjedis kemoterapie) por sing her songs, taste her, talk to her, soothe her. Mos lejoni që ato ilaçet e shpifura të kemoterapisë ta prishin ditën tuaj. Ato janë aq, disa orë në dita - nuk janë asgjë - ju nuk do t'a lejoni që ilaçet dhe çdo lloj sëmundje të hyjë mes teje, o babi & mami dhe Emës!!!!!

    Ju përshëndes fort dhe ju inkurajoj shumë.

    ndrt snn

    ReplyDelete
  5. Ash Wednesday
    Jam shume dakord me çfarë ke shprehur!

    kam të njëjtin mendim kur thua "use every single day to love her and to enjoy her".

    Edvin:
    we miss you. We miss Ema.Me vjen keq s'e nuk kam vizë të vij dhe të laj Emen! Ma puth fort nusen e vogel.

    XXXXXXX
    Lida

    ReplyDelete
  6. I dashtun Edvin , ju pershendes.shpresojm dhe lutemi qe Zoti t'ju udheheqe ne kete kohe, Ai njeh ma mire se kushdo tjeter pse-ne dhe rrjellen e kesaj prove , dhe do tju jape ç'do gje te nevojshme per ta perballu dhe dale fitimtare.Ai asht burim force ,dhe ngushellimi per te gjithe ata qe e duan dhe i perkasin, dhe te gjitha gjerat do te bashkeveprojne per te miren tuaj, dhe per ti dhene lavdi emrit te Tij te shejte .

    ReplyDelete
  7. Faleminderit gjithe komentuesit per inkurajimin dhe fjalet e embla!

    ReplyDelete