Me date 22 Shtator 2009 u nisem nga Tirana dhe mberritem ne Bonn.
Ema sikur ta dinte situaten qe te mos lodhte babin, fjeti gjithe rruges per Rinas. Pastaj pasi u nis avioni qau pak se i dhemben veshet por pastaj fjeti gjithe rrugen. Zoti eshte treguar i mire edhe gjate udhetimit. Ishim vetem ne nje rradhe treshe sediljesh ;)
Kemi mberritur ne Frankfurt e gjithe rruges nuk i eshte ndjere zeri fare. Vetem ne nje moment qau pak per te me thene: Babi dua qumesht. Pasi piu fjeti e kemi nderruar dy trena e ajo fjete.
Kemi ecur goxha ne kembe derisa gjetem dike qe na tregoi se ku eshte autobusi. Autobusi nuk na mori asnje cent ;) Na ndaloi gati te dera e Klinikes.
Mbasi u rehatuam ne dhome Ema ka fjetur gjithe naten.
No comments:
Post a Comment