Psalmi 34:8 - Provojeni (Shijojeni) dhe shihni sa i mirë është Zoti; lum ai njeri që gjen strehë tek ai. 

1 Pjeter 5:7  - dhe gjithë merakun tuaj hidheni mbi , sepse Ai merakoset për ju. 

Monday, September 28, 2009

28 Shtatori

Dite pak e veshtire per Emen. Veshtiresia filloi qe ne mengjes kur erdhen infermieret dhe thane qe nuk duhet te haje e te pije. Deri sa erdhi koha per operacion kishte kaluar pak kohe pa ushqim. Ne operacion hyri rreth ores 9.50 dhe ka dale nga salla nga ora 12.45. Jo gjithe kjo kohe ka qene operacion. Por i kane marre edhe nje here palce nga kockat per analize. Pastaj i kane vene kateterin. Mjeket thane qe cdo gje ka shkuar mire.
Tani kateteri eshte pak i sikletshem ashtu sic e shpjegojne mjeket. I kane bere nje te care ne lekure, dhe duke bere nje tunel i kane kaluat tubin deri ne qafe ku aty ne nje nga venat kryesore i kane fute tubin ne vene e pastaj drejt e nje zemer.
Fiuu sa e veshtire per ne, por ato bejne nga nje ne jave keshtu qe nuk eshte problem. Tubi fiksohet mire e nuk ka rrezik heqjeje, megjithese duhet pak kujdes e kjo mund te jete nje tjeter sfide per babin.



Pak a shume kjo eshte menyra se si vendoset kateteri. Mund te mos jete 100% si ai i Emes, por per te dhene nje ide. Ema tani eshte qetesua dhe po fle, shpresojme qe te mos kete dhimbje kur te zgjohet.
Babi i qendron te koka qe e puth dhe e ledhaton e kjo e qeteson. Kaq per momentin.

babi

3 comments:

  1. Edvin e Alma, s'imagjinoj. Ne heshtje s'mund te shkruaj, por e tund koken dhe ... lutem. Ju duam. Davidi per familjen tone.

    ReplyDelete
  2. Mirembrema!
    Shpresoj qe Ema te mos kete patur dhimbje kur eshte zgjuar.
    Behuni i forte, kini besim tek Perendia, nuk jeni vetem. Lutem per ju qe dashuria e Perendise t'ju mbaje ngrohte ne sigurine qe Ema do te behet me mire.
    Naten e mire!
    Paci nje dite sa me te bekuar neser ku Ema te provoje te ece perseri afer shatervanit.

    ReplyDelete
  3. Miremengjes,
    Shpresoj qe Ema te kete kaluar nje nate sa me te qete, pa dhimbje te medha dhe pa komplikacione. Uroj qe dita ne vazhdim te jete sa me e mbare dhe vogelushja kur te zgjohet, te buzeqeshe. :)

    ReplyDelete