Sot Ema eshte zgjuar si te mos kishte ndodhur asgje nje dite me pare. Faleminderit Zotit qe eshte e forte ne kete pike dhe ia ben me te lehte punen babit. Pervec nje aparature serumi qe na ka cmendur gjithe naten babin e Emen duke bere bipe, te tjerat kane qene mire. Ema ka qene shume e qete gjithe naten, pa asnje komplikacion. Sot kemi shkuar per te bere disa kontrolle te tjera e do shkojme perseri pasdite dhe neser.
Ahh se per pak harrova mjeken na thane qe Ema nuk mund te beje dush keto kohe se nuk duhet te laget vendi i kateterit. Huh disa muaj e babi nuk do mund ta laje :( . Por e redesishme eshte qe ato oret e djeshme te dhembjeve jane nje histori per babin se Ema nuk i mban mend :)
Sot gjeta edhe menyren se si te shkoj ne Zyren e te Huajve ketu afer ne Gjermani per te rregulluar qendrimin. Zoti tregohet i mire dhe i kujdesshem edhe per detajet. Megjithese koha eshte pak e zymte ketej, nuk po bie shi, ne jemi te gezuar sepse Ema eshte mire dhe ne forme.
babi
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Mirembrema,
ReplyDeleteU gezova qe Ema eshte mire dhe nuk ka dhimbje. Qenka nje luftetare e vogel :)
Shpresoj qe te jeni me i qete tani qe keni rregulluar edhe ceshtjet ne Zyren e te Huajve.
Zoti ju bekofte me caste te bukura e te lumtura dhe ju dhente guxim e durim ne ditet ne vazhdim!
Paci nje nate te qete sonte dhe pa komplikacione per Emen.
Naten e mire
P.S.Mund ta nxirrni Emen ne oborr per shetitje apo eshte e lidhur me serumin gjate gjithe kohes?