Vazhdon 30 Shtatori. Nje dite e gjate sepse kemi pase kontrollet. Kur shkruajta pak me pare thashe qe shpresojme te jene te fundit, por JO. Ishte edhe nje tjeter i fundit MRI - Rezonance Magnetike. Megjithese e lodhshme Ema vazhdon me energji.
Neser fillon terapia. Neser mora vesh qe do vije edhe nje kanal TV per te bere nje interviste.
Nuk patem mundesi te takoheshim me doktorin per te marre pergjigjet e analizave sepse nuk i kishte te gjitha. Neser kur te filloje terapia do me tregoje edhe se si kane dale te gjitha keto analizat paraprake. Nuk dua te nxitohem ne pergjigje pa marre konfirmimin nga doktori, por nga reagimet e mjekeve te kontrolleve duken mire.
Tani lutem qe neser terapine Ema ta marre mire e qe cdo gje te shkoje mire.
Per cdo gje do te postoj neser kur te kete filluar.
babi
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Vazhdojme te ju kujtojme ne lutje, si une, si familje, si kishe....dhe femijet jane lutur per Emen kur shkuan me fjet.
ReplyDeleteMiremengjes,
ReplyDeleteSuksese Emes ne terapi sot. Qofte sa me e lehte per te dhe sa me e durueshme per ju.
Perendia ju dhente dituri si ta perballoni situaten e ta qetesoni Emen dhe durim per te vazhduar me tej. Ju rrethofte me dashurine e tij te pafund dhe ju mbafte te sigurte ne dhembshurine e tij ne kete dite me gjera te panjohura.
Paci nje dite te bekuar sot!
P.S. suksese dhe ne intervisten e tv!
Jemi lutur te gjithe si kishe qe cdo gje te shkoje mire me terapine. U gezuam shume qe skaneri dha pergjigje te mire.
ReplyDeletePerendia po punon!
Miredita,
ReplyDeleteEma duhet te kete filluar terapine tani. Uroj qe ta perballoje gjithcka sa me lehte dhe pa dhimbje.
Zoti qofte me ju!