Psalmi 34:8 - Provojeni (Shijojeni) dhe shihni sa i mirë është Zoti; lum ai njeri që gjen strehë tek ai. 

1 Pjeter 5:7  - dhe gjithë merakun tuaj hidheni mbi , sepse Ai merakoset për ju. 

Wednesday, September 23, 2009

Shume analiza

Dita e sotme 23 Shtator 2009 ka qene pak e lodhshme per Emen e vogel.

Ka bere shume analiza e teste qe e kane lodhur pak. Nuk ka qene edhe shume ne forme e mendoj se e ka nga dhembet. Gjithe kohen qe eshte zgjuar nuk eshte shume rehat. Por ka fjetur shume sot e kjo ndoshta se eshte lodhur. Ia kane prishur gjumin disa here per ta cuar neper laboratore.

Sot ka bere:

Ezhe te kokes

Analize Urine

Eko (ne bark, ne kurriz, ne koke dhe ne qafe)

EKG (dy lloje)

Keta e kane lodhur pak se ka qare.

Babi ka takuar doktorin dhe mendohet te fillohet terapia te merkuren qe vjen, pasi te behen analizat dhe nje "operacion" i vogel per t'i vene tubin (cartheter) per terapine.

Doktori tha qe ne ditet ku Ema eshte mire mund te largohemi nga spitali. Shpresojme ne Zotin te gjejme ndonje besimtar qe na ndihmon ;)

babi

No comments:

Post a Comment