Ne pergjithesi koha ka qene shume e mire. Kane qene dite me diell dhe me Emen e kemi shijuar shume kete kohe. Kemi dale cdo dite ne oborrin e spitalit ku ka nje gjelberim te papare, ka shatervan dhe nje kend lodrash per femije. Ema e ka shijuar shume sidomos ecjen pergjate shatervanit (kuptohet ecjen me ndihmen e babit). Ema ka qene shume mire me shendet dhe me humor. Perpiqet te ngrihet e qendroje ne kembe ne krevatin e saj. I pelqen kaq shume saqe e ka lene babib pa fjetur deri vone. Kjo pasi kur ngrihet nuk mund te qendroje shume e rrezohet e mund te vritet te hekurat e krevatit. Me shume nga ushqimet i pelqen kosi i frutave, sepse te themi te drejten nuk po ambjentohemi dot me shijet ketu (d.m.th. Ema se babi eshte mesuar me kohe). Kete fundjave babi eshte takuar me disa mjeke e ka firmosur disa letra qe kane te bejne me trajtimin, anestezite, kateterin etj. etj.
Eshte shume mire fakti qe keta ketu e kane punen seriozisht ne te gjithe aspektet. Per deri tani Ema ka qene shume mire. Shpresojme qe edhe nen terapi te jete mire, sigurisht jo kaq mire se do ishte cudi, por te reagoje mire ndaj saj. Mjeket thone qe ne femoje te vegjel vjelljet jane me te rralla se te te medhenjte, por gjithsesi humbje oreksi edhe mund te kete. Gjithsesi ata jane te pergatitur qe edhe po nuk pati oreks e nuk ha ta ushqejne me tuba direkt ne stomak, shpresojme te mos kete nevoje.
shume i gjate ky postimi sot. "ufff" ndoshta jeni duke thene, prandaj po e mbyll.
babi
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Mirembrema,
ReplyDeleteSa mire qe fundjava paska qene mjaft e bukur per te dy. Urime per te ecuren e Emes, tani do te shkoje vete ta marre kosin e frutave :).
Paci nje jave te re me plot bekime dhe dashuri!
Miremengjes e vogla Ema, :)
ReplyDeleteMe vjen mire qe fundjava ka kaluar e qete dhe ke shetitur doreperdore me babushin tend.
Te uroj nje jave sa me te bukur, vogelushe dhe te kam shume xhan. :)
Babi Edvo.......Eshte nje kenaqesi e veçante leximi i postimeve te perditshme megjithese flasim! Edhe videot me shkrijne! Ju kam zemer te dyve dhe do te vij shpejt t'ju vizitoj! Forca Edvin.....forca Ema!
ReplyDeleteMami Amla
Sa here qe lutemi me femijet ju kujtojme ne lutjet tona dhe shpresojme ne Zotin qe Ema bashke me ju, te mund te perballoni keto momente te veshtira.
ReplyDeleteZoti ju bekofte.
Ne nuk ju harrojme ne lutjet tona.
Familja Shkrivani